Ambasada e Katarit në Republikën e Shqipërisë organizoi një pritje me rastin e Ditës Kombëtare të Shtetit të Katarit. Në ceremoninë e organizuar ishin të pranishëm zyrtarë të lartë të qeverisë, ministra dhe zëvendëministra, deputetë, trupi diplomatik i akredituar në vend, si dhe personalitete të medias, artit, kulturës dhe përfaqësues të komuniteteve fetare e shoqërisë civile. Gjatë fjalës së tij përshëndetëse, Ambasadori Xhebër bin Ali Al Dosari, shtjelloi simbolikën që ka kjo ditë për Katarin dhe katarianët, si dhe numëroi arritjet e shumta në fusha të ndryshme politike, ekonomike dhe kulturore që ky vend ka realizuar.