Top News – Kartelet nisin luftën me shtetin / Dron mbi helikopterin e policisë, të paktën 18 viktima
22/08/2025 15:07

Të paktën 18 persona janë vrarë dhe dhjetëra të tjerë janë plagosur në dy sulme të ndara në Kolumbi, duke thelluar krizën më serioze të sigurisë në vend në dekada. Gjashtë persona hmbën jetën dhe më shumë se 60 u plagosën pasi një auto bombë shpërtheu në një rrugë të ngarkuar në qytetin perëndimor të Calit në Kolumbi, sipas autoriteteve. Më herët të enjten, një sulm i veçantë me dron kundër një helikopteri policie vrau të paktën 12 persona në një zonë rurale jashtë qytetit veriperëndimor Medellin. Sulmet, të cilat i atribuohen fraksioneve të ndryshme disidente të grupit tani të shpërbërë Forcat e Armatosura Revolucionare të Kolumbisë, Farc, paraqesin sfida të reja për proceset e brishta të paqes në Kolumbi përpara zgjedhjeve të vitit të ardhshëm. Alejandro Eder, kryebashkiaku i Calit, shpalli gjendjen e jashtëzakonshme në qytetin e tretë më të populluar të vendit. Ai gjithashtu njoftoi një ndalim të përkohshëm të hyrjes së kamionëve të mëdhenj në qytet dhe i bëri thirrje publikut të japë informacion në lidhje me incidentin për një shpërblim prej 10,000 dollarësh. Pas të dy sulmeve, presidenti dhe lidershipi ushtarak njoftuan se do të mbanin një takim të këshillit të sigurisë për të "përcaktuar masa shtesë mbrojtëse" për qytetarët. "Shteti nuk do t'i nënshtrohet terrorizmit. Këto krime do të ndiqen dhe ndëshkohen me forcën e plotë të ligjit", tha Ministria e Mbrojtjes në një deklaratë. Kolumbia ka përjetuar një rritje të dhunës në muajt e fundit që përfshin përleshje midis forcave të sigurisë dhe rebelëve disidentë, paraushtarakëve ose karteleve të drogës.

Top News – Kamala Harris kthehet në 2028 / Mendon të kandidojë për president: E di çfarë duhet
11/04 14:30
Top News- Udhëtimi historik rreth Hënës! Astronautët e Artemis II, shëndoshë e mirë në Tokë
11/04 14:00
Top News- ‘Mos guxo të luash me ne!’JD Vance paralajmëron Iranin para takimit në Pakistan
11/04 13:35
Top News – Bordi i Paqes i Trumpit, në telashe / Nuk ka më para, plani për Gazën ka ngecur në vend
11/04 13:09
Top News – Avionët do mbeten në tokë / Linjat ajrore lëshojnë alarmin, mungesë karburanti
11/04 13:07
Top News – Paqe pas armëpushimit të Pashkëve/ Ukrainasit mbeten dyshues: Lufta do të vazhdojë
11/04 13:05
Top Channel/ “Djali i Khameneit i shfytyruar”, Reuters: Plagë të rënda në fytyrë e këmbë!
11/04 12:18
Top Channel/ Tregjet botërore me sytë nga Pakistani: A do ta ulin bisedimet cmimin e naftës?!
11/04 11:06
Top Channel/ Astronautët e Artemis II kthehen nga Hëna: Kapsula zbret në oqean me 39 mijë km/h!
11/04 10:53
Top Channel/ Pakistan, sot bisedimet e paqes- Trump: ”Hormuzi do të hapet, me hir a me pahir”!
11/04 10:50
Top News – Trump po bullizon NATO-n, sërish…por amerikanët e pëlqejnë aleancën
11/04 10:00
Top News – Izraeli dhe Libani në bisedime…! Pse po bëhet lufta dhe çfarë rezultatesh priten
11/04 09:53
Top News – Pentagoni kërcënon Vatikanin… / ‘Nuk i pëlqyen’ komentet e Papës për luftën në Iran
11/04 09:52
Top News – Rrëzon dronët e Iranit në Gjirin Persik / Çfarë merr Ukraina në këmbim të ndihmës…?
11/04 09:35
Top News – ‘Shtet kancerogjen dhe mallkim i njerëzimit’. Ministri pakistanez sulmon Izraelin
11/04 09:32
Top News – Bllokohet porti i Antverpit / Nafta derdhet në det, ndotje dhe dëm ekonomik
11/04 09:32
Top Channel/ Trump presion Iranit para negociatave: Firmosni ose godasim
10/04 23:25
Top News – ‘Jeni gjallë për të biseduar’. Trump kërcënon iranianët: Uluni në tryezë të flasim
10/04 22:00
Top News – SHBA, të ardhura rekord nga lufta. Europa paguan faturën e konfliktit të Donald Trump
10/04 21:00
SHBA pezullon negociatat me Iranin?/ Eksperti jep detaje, ja e vërteta
10/04 20:18