Prokuroria e Tiranës ka nisur hetimet për dy vepra penale që mund të jenë kryer ose jo nga punonjësit e policisë së komisariatit numër 3, sa i takon vdekjes së dyshimtë të Lear Kurtit. Bëhet fjalë për veprën penale “kryerje e veprimeve arbitare” dhe “Mosdhënia ndihmë”, parashikuar nga nenet 250 dhe 290 e K.Penal.