Edhe pse ka kaluar thuajse 5 muaj në burg për çështjen ‘Babale’ Ervin Salianji, vijon betejen me drejtësinë, duke kërkuar pafajësi. Ish-deputeti I PArtisë DEmokratike, ka depozituar së fundmi një rekurs në Gjykatën e Lartë, ku kundërshton vendimin e Apelit me Juridiksion të Përgjithshëm që e dënoi atë me 1 vit burg për kryerjen e veprës penale “kallëzim i rremë”. Rekursi i tij është regjistruar në shkallën e tretë të gjyqsorit, teksa relatori i çështjes Sokol Binaj ka caktuar datën 11 mars për zhvillimin e seancës.