Top News – Karikatura e pazakontë! Turqia akuzon Charlie Hebdon për “racizëm kulturor”
28/10/2020 11:03

Turqia ka akuzuar revistën franceze Charlie Hedbo, për “racizëm kulturor”, pas publikimit të edicionit të së mërkurës, që tallet me presidentin turk, Recep Tayyip Erdogan. “Agjenda anti-Islame e presidentit francez (Emmanuel) Macron është duke dhënë frytet e veta”, ka thënë Fahrettin Altun, Drejtori për Komunikime i Erdoganit, duke i përshkruar karikaturat si “të neveritshme”. Në ballinën e së mërkurës, Charlie Hebdo ka vënë karikaturën e Erdoganit, të ulur në një karrige duke ngritur lart fustanin e një gruaje me titullin, “Erdogan – ai është shumë argëtues privatisht”. “Qartazi është produkt i ksenofobisë, islamofobisë dhe ambientit kulturor jotolerant, të cilin udhëhqësia franceze duket se e do për vendin e vet”, ka thënë Altun. Turqia dhe Franca janë përfshirë në konflikte verbale, meqë Erdogan ka vënë në pikëpyetje shëndetin mendor të Macronit, pasi ky i fundit ka bërë të ditura masat që do të marrë për ta mbrojtur vlerat sekulare të shtetit të tij kundër Islamit radikal. “Këto sulme të papërgjegjshme dhe pashije ndaj kulturë sonë do të nxisin vetëm racizëm dhe diskriminim”, ka thënë Altun. Erdogan këtë javë u ka bërë thirrje turqve që të bojkotojnë markat franceze, pas vendimit të ngjashëm të marrë edhe nga disa vende tjera myslimane, si përgjigje ndaj përkrahjes që ka ofruar Macron për karikaturat ku është shfaqur Profeti Muhamed, të prezantuara fillimisht nga Charlie Hebdo.Karikaturat e Profetit Muhamed konsiderohen blasfemi për myslimanët. Franca “nuk do të heqë dorë nga karikaturat”, ka thënë Macron pas heqjes së kokës së mësuesit Samuel Paty afër Parisit më herët gjatë këtij muaji, pasi kishte prezantuar karikaturat para nxënësve të tij, në një orë mësimi dedikuar lirisë së shprehjes.

Top News- Libani tërheq ushtrinë nga kufiri me Izraelin/Frika e bllokimit të trupave mes dy zjarreve
01/04 15:24
Top News – ‘NATO, tigër prej letre’. Trump kërcënon: Mund të largohemi nga aleanca
01/04 13:29
Top News – Mesazh i Iranit për SHBA-në / ‘Nuk do të hapet Ngushtica e Hormuzit për ju’
01/04 12:58
Top News – Lufta drejt fundit. Trump – Misioni u përmbush, tërhiqemi pas 3 javësh
01/04 12:57
Top News – Luftën e Trump e paguan bota. Mbyllja e konfliktit nuk mbyll pasojat ekonomike globale
01/04 12:57
Top Channel/ Trump kufizon votimin me postë, firmos urdhrin, paralajmërohen beteja ligjore
01/04 12:21
Top Channel/ Papa thirrje Trump: Ndal luftën! Kërko rrugëdalje nga lufta në Lindjen e Mesme
01/04 12:19
Top Channel/ Bursat aziatike në rritje të fortë, Japonia e Koreja e Jugut rrisin tregjet financiare
01/04 12:13
Top Channel/ Izraeli miraton dënimin me vdekje për terroristët, protesta dhe kritika ndërkombëtare
01/04 12:13
Top Channel/ Trump kufizon votimin me postë, firmos urdhrin, paralajmërohen beteja ligjore
01/04 12:12
Top News – Ndërmjetësim për paqe. Kina dhe Pakistani plan me 5 pika për Iranin
01/04 11:54
Top News- Dorëzohet Irani, gati t’i jap fund luftës, por me një kusht
31/03 22:59
Top News- Britania në Luftë? Nxjerr trupat ushtarake, i nis drejt Lindjes së Mesme kundër Iranit
31/03 22:58
Top News- Irani nxjerr fëmijët në fushëbetejë/ I armatos kundër SHBA e Izraelit
31/03 22:58
Top News-SHBA hedh bombat 2000 paundëshe, digjet Irani/ Trump nxjerr artilerinë e rëndë
31/03 22:57
Top Channel/ Zbulohet lëvizja e madhe! Mbreti i Anglisë do takojë Trump në Shtëpinë e Bardhë
31/03 20:01
A do ketë sulme të reja mes Iranit dhe SHBA?/ Ja çfarë pritet në orët në vijim
31/03 19:30
Top News-Nga VAR, te zëvendësimet. FIFA zyrtarizon rregullat e reja për Botërorin
31/03 19:05
Top News- ‘Mësoni si të luftoni vetë’/ Trump kërcënon Europën-Nuk do të jemi më atje për ju
31/03 18:55
Top News – Me kë po flet Trumpi në Iran? Përmend kreun e Kuvendit, por ai e ka mohuar
31/03 18:54