Një ekip gjeologësh shqiptaro-francezë besojnë se kanë zbuluar depozitat më të mëdha natyrore të hidrogjenit, të paktën në Europë dhe ato ndodhen në Shqipëri. Sipas një studimit të tyre, të publikuar në revistën prestigjoze Science, depozitat e mëdha të hidrogjenit ndodhen nën galeritë e minierave të kromit në Bulqizë dhe ato shtrihen në disa kilometra katrorë.