Moti i paqëndrueshëm e me shira të rrëmbyshëm do të vijojë për të paktën edhe 2 ditë. Shërbimet meteorologjike parashikojnë që edhe ky fillim jave do të vijojë me reshje shiu teksa moti pritet të përmirësohet vetëm për paraditen e së martës. Por sërish qytetarët e prekur nga përmbytjet e vështirësitë si pasojë e shirave të vazhdueshëm, nuk do të kenë qetësi, pasi sinoptikanët parashikojnë që pasditja e së martës të rikthejë motin e paqëndrueshëm.