Fillojnë takimet në Bruksel për përmbushjen e kritereve të integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian. Rreth 30 ekspertë shqiptarë dhe europianë u mblodhën këtë të hënë në një tryezë të rrumbullakët për të diskutuar lidhur me kapitullin e parë të procesit ‘Screening’ atë të lëvizjes së lirë të mallrave. Diskutimet janë në fazën e gjetjeve që lidhen me legjislacionin, mbi përputhshmërinë dhe për standardizimin e produkteve shqiptare.