Kristian Kelmendi është shoqëruar në polici si autor i dyshuar i vrasjes së ish-kreut të Komunës Velipojë dhe ish-ndërtuesit Pashko Ujka në Shkodër pak ditë më parë. I dyshuari Kelmendi, po mbahet në ambientet e Komisariatit të Shkodrës dhe po merret në pyetje. Hetuesit dyshojnë se ai mund të jetë autori i vrasjes së Pashko Ujkës. Mendohet se shkak mund të jetë bërë një borxh i pashlyer për një apartament.