Top News-Kapet trafikanti shqiptar lëvizës / Përdorte makina me qira për të shpërndarë drogën
06/04/2022 20:40

Një shtetas shqiptar është vënë në prangat e policisë italiane në Ankona, pasi u kap me një sasi të konsiderueshme lënde narkotike të llojit kokainë dhe hashash, të cilat i kishte ndarë në doza, gati për t’i shitur. Shqiptarit, emri i të cilit ende nuk bëhet me dije, iu kapën 104 doza kokainë dhe disa qese hashash, të cilat nëse do të shiteshin në treg do të arrinin vlerën e 17 mijë eurove. Hetimi ndaj trafikantit shqiptar kishte nisur prej disa kohësh, pasi policia italiane kishte marrë informacione për lulëzimin e një aktiviteti të shpërndarjes së lëndëve narkotike. Polici nuk kishte mundur ta lokalizonte më herët, sepse ky I fundit nuk kishte një vendbanim fiks në Itali. Mirëpo, një nga të dhënat që grupi hetimor dispononte ishte se shqiptari lëvizte me makina të marra me qira dhe përmes tyre e shpërndante lëndën narkotike për të mos rënë në sy. Kështu pasditen e së martë ai u identifikua në një citroen C1 në një zonë që ai shpesh frekuentonte. Pas ndalimit dhe një kontrolli të imtësishëm nga policia, në derën e automjetit që drejtonte shqiptari u gjetën të fshehura 104 doza kokainë si dhe 4 mijë euro cash, që sipas policisë ishin siguruar nga shitja e drogës. Agjentët e shtrinë kontrollin edhe në banesën e riut, ku gjetën edhe hashashin e fshehur në raftin e rrobave. Tashmë trafikanti shqiptar është pas hekurave, ndërkohë që hetimet për aktivitetin e tij kriminal dhe përfshirjen e mundshme të personave të tjerë vijojnë nga Prokuroria pranë Gjykatës së Ankonës.

Top News- Vendos raketat kineze te MiG-ët rusë/Vuçiç gati për luftë:Do na sulmojë Shqipëria e Kosova
22/03 16:24
Top News- ‘Serbët të acaruar, janë në dëshpërim’/ Kurti: Provokimet rreth kufirit po shtohen
20/03 13:32
Top News – Lëkundet Janina dhe Filati, katër tërmete pranë kufirit me Shqipërinë
20/03 12:30
Top News- ‘Në Ballkan përplasen interesa të mëdha’/ Raporti: Ndikimi rus, rrezik për rajonin
20/03 12:28
Top News – Greqia rrëzon raketat balistike të Iranit / Sistemi Patriot i vendosur në Arabinë Saudite
19/03 14:45
Top News – Pro dhe kundër luftës në Iran. Si u nda rajoni për konfliktin në Lindjen e Mesme
18/03 13:55
Top News – Nga Kosova, në Kroaci e Serbi. Si po ndërhyjnë qeveritë te çmimi i karburanteve
18/03 13:18
Top News – Aksident në vendin e punës. 4 shqiptarë humbin jetën në Vjenë, 1 në gjendje kritike
18/03 10:01
Top News- BE humb durimin me Vuçiç, vjen goditja e parë për Serbinë nga unioni
17/03 22:28
Top News- Kryeministri i Rep. Srpska jep dorëheqje: Qëllimi, të sigurohet legjitimiteti i qeverisë
16/03 18:30
Top News – Një vit nga tragjedia e Koçanit/ Familjarët e viktimave kërkojnë drejtësi
16/03 15:14
Top News – Greqia hyn në epokën e astronautëve / Shkencëtari i bashkohet trajnimit të ESA-s
16/03 14:15
Top News – Debati për gjuhën shqipe në RMV. Ministri Hoxha telefonatë me homologun maqedonas
16/03 11:13
Top News- Vuçiç blen raketat supersonike nga Kina: Po përgatitemi për sulm nga Tirana, Prishtina e…
13/03 11:01
Top News- ‘Zë i fortë për shqiptarët në Preshevë’/ Begaj: Do garantojmë mbrojtjen e të drejtave
12/03 18:28
Top News- Rama rrëzon pretendimet e Vuçiç/ ‘E ka makth Kosovën, s’ka aleancë kundër Serbisë’
12/03 14:51
Top News-‘5 vendet e BE të njohin Kosovën’/ PE: Dialogu me Serbinë kyç për integrimin
12/03 14:37
Top News- Fluturimet misterioze mes Tel Avivit e Beogradit/ Dyshime për transport armësh në Izrael
11/03 14:48
Top News- Serbë për të trazuar Europën/ Gjykatat serbe: U paguan nga shërbimi i inteligjencës ruse
10/03 10:17
Top News- Rikthimi i shërbimit ushtarak/ Nis rekrutimi i ushtarëve në Kroaci, dy muaj uniformë
09/03 11:07
DIGITALB DIGITALB