Ky është momenti kur agjentët e operacionales prangosin një 28-vjeçar të shpallur në kërkim nga autoritetet Italiane për trafik të lëndëve narkotike. Alban Lleshi u prangos sapo doli nga pallati ku banonte në qytetin e Lezhës. Operacioni u krye për llogari të autoriteteve italiane, kjo pasi Gjykata e Bolonjës ka caktuar ndaj 28-vjeçarit masën e sigurisë arrest me burg për veprën penale trafikim I lëndëve narkotike, kryer në kuadrin e organizatës kriminale.