Policia e Shkodrës ka sekuestruar 680 mijë euro në pikën e kalimit kufitar të Muriqanit. Shuma rekord e parave dyshohet se ka si burim aktivitetet kriminale jashtë Shqipërisë. Policia njofton se sekuestrimi i parave u bë në kuadër të operacionit Burimi, që çoi në pranga 51-vjeçarin Lefter Nelaj, banues në Fushë-Milot.