Është arrestuar pas 4 vitesh arrati Gentian Malindi, I cili dyshohet si porositësi I një sasie prej 134 kg kokainë që u kapën në Portin e Durrësit në vitin 2019. Gentian Malindi është vënë në pranga në zonën e Urës së Gjolës në Fushë-Krujë, ku ka tentuar që t’I ikë policisë me mjet identifikimi të falsifikuar. Policia e Vorës sekuestroi 3 aparate celulare dhe dy mjete identifikimi të dyshuara të falsifikuara, që ky shtetas i mbante me vete, si dhe automjetin e tij.