Një pjesëtar i një grupi kriminal, i shpallur në kërkim ndërkombëtar, që shfrytëzonte për prostitucion shtetase të huaja gjatë periudhës 2008-2012 në Milano, është ndaluar në hyrje të Rinasit. 41-vjeçari u ndalua me qëllim ekstradimin në Itali, ku është dënuar me mbi 4 vjet burgim, për këtë veprimtari kriminale.