Një 35 vjecar i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet italiane për trafik të lëndëve narkotike, u arrestua në Lac nga policia e Lezhës këtë të shtunë. Bëhet fjalë për shtetasin Valentin Lleshi, banues në Kurbin. Gjykata e Apelit e Torinos e ka dënuar 35 vjecarin me 12 vite burg, si pjestar i një organizate me aktivitet kriminal në fushën e narkotikëve. Lleshi akuzohet për kryrjen e veprës penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”, në formën e organizatës kriminale, parashikuar nga kodi penal i Italisë.