Një 47- vjeçar, banues në Shkodër, është proceduar penalisht, pasi tentoi të dalë nga Shqipëria me mbi 16 mijë euro, nga pika kufitare e Kakavijës. “Si rezultat i rritjes së vigjilencës së shërbimeve të Policisë Kufitare, me qëllim parandalimin dhe goditjen e krimeve në kufi, në dalje të Shqipërisë, u krye kontroll në çantën e shtetasit, ku iu gjetën 16 500 euro, 62 200 lekë dhe 860 paund, të cilat ky shtetas nuk i kishte deklaruar konform ligjit”, deklaron Policia.