Droni policor ka zbuluar pjesë toke në të cilën ishte mbjellë kanabis, teksa në pamje është dhe momenti kur një person kryen ujitjen e bimëve. Kontrollet janë zhvilluar me dron nga forcat e policisë, ndërsa kanë vijuar në disa zona ku dyshohej se kultivoheshin narkotikët. Si rrjedhojë policia ka arrestuar dy persona, njëri prej tyre I dyshuar si bashkëpunëtor.