Uniformat blu kanë finalizuar operacionin policor të koduar ‘Hierarkia’, duke vënë në pranga kreun e një organizate kriminale ndërkombëtare, të dënuar me 18 vite burg. 59-vjeçari, Ilir Koçiaj u kap në flagrancë teksa tentonte të largohej me automjetin e tij tip “Audi Q5”, në autostradën “Tiranë–Elbasan”, e cila iu sekuestrua. 59-vjeçari ishte shpallur në kërkim nga Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan. Gjykata e Firences në Itali, e kishte dënuar Koçiaj me 18 vite burgim, për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”, kryer në kuadër të një organizate kriminale. 59-vjeçari iu dorëzua Policisë së Elbasanit, për kryerjen e veprimeve të mëtejshme