Anëtari i një grupi të strukturuar kriminal në fushën e narkotikëve, I cili ishte shpallur në kërkim, ka rënë në prangat e Policisë e Krujës, në kuadër të operacionit të koduar ‘Pjesëtari’. 35-vjeçari Armand Dervishi, në vitin 2024, mësohet se është dënuar nga GjKKO-ja, me 6 vjet e 8 muaj burgim, për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, kryer në bashëkpunim, dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, kryer në kuadrin e grupit të strukturuar kriminal, vendim i cili është lënë në fuqi nga Gjykata e Apelit kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Në të njëjtin vit, Gjykata e Krujës e ka dënuar me 9 muaj burgim, për veprën penale “Ndërtimi i paligjshëm”. Materialet procedural për rastin iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.