Një grua shqiptare dhe djali i saj kanë rënë në prangat e policisë greke, nën akuzën e trafikimit dhe posedimit të lëndëve narkotike. Gruaja 43 vjeccare dhe djali i saj 23 vjeccar, në bashkëpunim me njëri tjetrin dhe me kryefamiljarin meresh me aktivitetin e paligjshëm të trafikimit të drogës. Bashkëshorti i gruas është në arrati, ndërsa operacioni për kapjen e tij vijon. Referuar mediave greke, ky i fundit është personazh i njohur për drejtësinë greke, kjo pasi ka qenë i përfshirë më parë në një organizatë kriminale të trafikut të drogës. Vec kësaj, ai është proceduar edhe për zjarrëvënie.