Agjentët e Policisë Kombëtare të Spanjës, në bashkëpunim me EUROPOL, INTERPOL dhe autoritetet e Emirateve të Bashkuara Arabe, kanë arrestuar një shqiptar në Abu Dabi, një nga personat më të kërkuar në botë për trafik ndërkombëtar droge. I arrestuari konsiderohej si një nga drejtuesit kryesorë të trafikut global të kokainës dhe ishte shpallur në kërkim që nga shkatërrimi i organizatës së tij kriminale në kuadër të operacionit “Pampa”.