Policia në Ekuador ka arrestuar njeriun më të kërkuar në vend, bosin e drogës Adolfo Macías Villamar. Macías, i njohur edhe me pseudonimin "Fito", është kreu i Los Choneros, një bandë e fuqishme kriminale e cila fajësohet për transformimin e Ekuadorit nga një parajsë turistike në një vend me një nga nivelet më të larta të vrasjeve në rajon. Ai dyshohet gjithashtu se ka urdhëruar vrasjen e kandidatit presidencial Fernando Villavicencio në vitin 2023 . Policia e gjurmoi atë teksa fshihej në një bunker nëntokësor poshtë një shtëpie luksoze në qytetin e Mantës.