Gjashtë shqiptarë janë arrestuar nga policia e Spanjës, pasi dyshohen si autorët e grabitjeve të disa banesave në Barcelonë. Nisur nga këto grabitje, policia spanjolle nisi hetime për grupin e hajdutëve me kombësi shqiptare, të cilët vepronin në të gjithë vendin. Sipas policisë, shqiptarët zbrisnin nga tarracat me një shkallë në ballkonet e apartamenteve që grabisnin. Prej disa muajsh hetimesh policia finalizoi operacionin e koduar “Everest” duke arrestuar 6 shqiptarët, që dyshohet se janë autorët e vjedhjeve dhe grabitjeve.