Policia e Krujës njoftoi sekuestrimin e një arsenali të madh armësh në fshatin Zall. Armët ishin nga tritol, granata dore, deri te kapsolla, C4 armë zjarri dhe 9 mijë fishekë. Sekuestrimi u ndërmor në kuadër të operacionit ‘Tracking’. Arsenali luftarak i armëve u gjet i fshehur në një kasolle pranë banesës së shtetasit Ylli Zalla, 49- vjeç, person i shpallur në kërkim që prej nëntorit të vitit të kaluar dhe me precedentë të mëparshëm penalë.