Autoritetet malazeze kanë sekuestruar një sasi rekord prej 1 ton kokaine, e cila ishte fshehur në një kontejner me banane. Sipas mediave në shtetin fqinj, në prangat e policisë kanë rënë dy persona, me iniciale M.K dhe B.K. Droga ishte e ndarë në 1205 pako me peshë mbi 1 ton. Pakot e drogës mbanin mbishkrime të ndryshme, mes të cilave edhe emrin e virusit që qarkullon në gjithë botën “Covid”. Në lidhje me drogën e kapur, ka reaguar përmes një mesazhi në Tëitter edhe zëvendëskryeministri malazez, me origjinë Dritan Abazoviç.