Holanda është një nga shtetet kryesore ku trafikantët ndërkombëtarë të drogës përdorin portet për të sjellë kokainë nga vendet e Amerikës Latine, e për ta shpërndarë më pas në Europë. Së fundmi, doganierët holandezë kanë gjetur 1200 kilogramë kokainë në portin e Vlissingen. Droga ishte e fshehur në dy kontejnerë me banane dhe sipas Prokurorisë Publike arrinte vlerën e 95 milionë eurove.