Policia e Tiranës ka vënë në pranga një 31-vjeçar, I cili u kap në flagrance teksa transportonte 41.7 kilogramë lëndë narkotike e llojit heroine. I arrestuari është Armando Papa, banues në Fushë Kuqe të Kurbinit, nga ku edhe ka marrë emrin operacioni I policisë. Sipas policisë, gjatë kontrollit në automjetin e Papës, është gjetur dhe sekuestruar droga e ndarë në 62 pako, e cila peshon rreth 42 kilogramë. Po ashtu gjatë kontrollit në automjet, është gjetur edhe një thikë.