Tre të rinj nga Lushnja janë arrestuar nga Policia e Vlorës, pasi u kapën duke transportuar lëndë narkotike të llojit kokainë, me qëllim shpërndarjen në qytet. Arrestimet u kryen gjatë operacionit policor të zhvilluar nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në bashkëpunim me Seksionin për Mbështetjen Operacionale të Hetimit.