Pas disa muajsh hetime, Policia e Tiranës ka finalizuar operacionin policor “Collaboration 2”. Uniformat blu kanë kapur në flagrancë 3 shtetas, përkatësisht dy 21-vjeçare dhe një 19 vjeçar, të tre banues në Tiranë, teksa kanë qenë në momentin e shitjes së një sasie kokaine. Policia ka sekuestruar 107 gramë lëndë narkotike kokainë dhe 3 celularë. Këta shtetas janë kapur në flagrancë, në afërsi të një qendre tregtare, në momentin e shitjes së një sasie kokaine (107 gramë), e cila iu gjet shtetasit me iniciale Xh. M., gjatë kontrollit fizik. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.