Tre shqiptarë janë arrestuar në zonën e Brescias dhe Desenzanos në Itali pasi janë kapur nga autoritetet vendase me disa kilogramë drogë, e cila dyshohet se kishte për qëllim shitjen. Referuar mediave italiane, I pari shqiptar është arrestuar nga Policia italiane në në zonën e Desenzanos teksa posedonte 4 kilogramë kanabis, ndërsa disa orë më vonë në qytetin e Brescias, autoritetet kanë kryer arrestimet e tjera. Në zonë janë kapur dhe vendosur në pranga dy shpërndarës droge gjithashtu nga Shqipëria, të cilëve u janë sekuestruar rreth 8 kilogramë kanabis.