Një tjetër rast për kalim të paligjshëm të kufirit është goditur nga Policia e Kukësit. Uniformat blu kanë vënë në pranga 31 vjeçaren me iniciale F.B., e cila është kapur në fshatin Morinë duke transportuar me automjetin e saj, 7 emigrantë të paligjshëm të cilët do t’i ndihmonte të kalonin në mënyrë të paligjshme kufirin me Kosovën, kundrejt fitimit. Në kuadër të operacionit ‘Mënyra’, Policia ka arrestuar edhe një 22-vjeçare, e cila udhëtonte paralelisht me një tjetër automjet, dhe që kishte për funksion të kontrollonte rrugën për të shmangur kontrollet e Policisë. Në cilësinë e provës materiale dy shtetaseve iu sekuestruan 2 automjetet, një sasi euro dhe një sasi parash. Sakaq, materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.