Dy shtetas që dyshohet se kanë bashkëpunuar me drejtuesin e automjetit i cili u aksidentua në aksin rrugor Këlcyrë-Përmet dhe shkaktoi 8 viktima janë vënë në prangat e policisë. Policia ka identifikuar dhe një person të tretë, që dyshohet se kishte rolin e organizatorin e kësaj veprimtarie kriminale, i cili është shpallur në kërkim. Këto 3 shtetas dyshohen si të implikuar në transportimin e emigrantëve të paligjshëm drejt Shkodrës, kundret pagesës.