Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka reaguar pas konfiskimit të 6 mijë e 300 fishekëve në veri duke e cilësuar si fitoren e radhës ndaj sundimin e ligjit në komunat serbe. Reagimi erdhi pasi policia e Kosovës njoftoi të martën se ka arrestuar një shtetas serb në një fshat të Leposavicit, pasi është kapur i duke futur fishekët nga Serbia në Kosovë. “Një tjetër fitore në sundimin e ligjit: Policia e Kosovës ka arrestuar një trafikant armësh që tentoi të kontrabandonte 6300 plumba nga Serbia”, ka shkruar Kurti në rrjetin social Tëitter. Kryeministri thotë se qeveria e tij nuk toleron trafikun e armëve, krimin e organizuar dhe çdo përpjekje për të mbështetur dhunën ose konfliktin.