Tre persona ranë në pranga dhe dy të tjerë u shpallën në kërkim, në kuadër të operacionit antidrogë të organizuar mbrëmjen e së mërkurës nga policia e Korcës. Efektivët kishin marrë informacione se në zonën e fshatit Lin, Pogradec do të trafikohej një sasi e konsiderueshme droge, për këtë arsye nisën kontrollet në të gjithë zonën.