Tre shtetas shqiptarë janë vënë në prangat e policisë franceze, pasi dyshohen janë autorët e grabitjes së disa banesave në qytete të ndryshme të Francës. Sipas policisë franceze, tre shtetasit shqiptarë kanë shkaktuar një dëm prej 80 mijë euro, duke grabitur sende me vlerë në banesa që ishin vënë në objektivin e tyre për të vjedhur. Arrestimi i shqiptarëve ndodhi në mënyrë tepër rastësore. Patrulla e policisë në zonën e Maur-des-Fossés ishte duke kryer një kontroll rutinë kur pa një person të dyshimte që qendronte pranë një makinë.