Dy persona u arrestuan në flagrancë nga Policia e Kamzës gjatë operacionit të koduar “Kombinimi”, pasi u kapën në Bathore duke transportuar 4 kg kanabis me dy automjete. Në pranga ranë dy persona, 27 dhe 53 vjeç, me precedent penal në fushën e narkotikëve. Dyshohet se ata e posedonin me qëllim shitjen në doza, në Bathore dhe në Kamëz.