Paris Saint Germain është përfshirë në një kaos total. Pas ndëshkimit të Lionel Messit me 2 javë pezullim për udhëtimin e paautorizuar në Arabinë Saudite, grupimi ultras i tifozëve të kampionëve të Francës u mblodhën përpara selisë së klubit për të protestuar kundër argjentinasit dhe jo vetëm. Qindra tifozë me megafonë, flakadanë dhe pankarta kërkuan largimin e Messit, madje nuk i kursyen fyerjet ndaj tij në gjuhën spanjolle.