Reshjet e shiut kanë krijuar sërish probleme në qarkullimin e këmbësorëve dhe automjeteve në disa zona të Durrësit. Reshjet intensive dhe të vazhdueshme përgjatë natës së kaluar kanë sjellë vërshim të ujërave në rrugë. Për qytetarët e Durrësit kjo është një situatë e përsëritur dhe nuk merret asnjë masë nga institucionet përgjegjëse.