Skenat e ndara nga OJQ-të e ndryshme, tregojnë gazin lotsjellës jashtë aeroportit të Kabulit, të kontrolluar nga ushtria amerikane, ndërsa turmat e afganëve mblidhen atje me shpresën se do të mund të ngjiten në një nga avionët që po evakuojnë njerëz nga vendi që tani është në duart e talebanëve. Një grua afgane, shihet të ndihmohet nga ushtarët amerikanë për të kapërcyer murin rrethues e për të hyrë brenda në aeroport.