Shpallja e pavarësisë së Shqipërisë shënoi hapat e para në krijimin e institucioneve të shtetit të ri shqiptar, ku Kuvendi i Vlorës dhe Qeveria e kryesuar nga Ismail Qemali, krahas iniciativave të rëndësishme për krijimin e organeve kryesore të pushtetit legjislativ e ekzekutiv, u fokusuan dhe mbi riorganizimin e pushtetit gjyqësor. Kështu, në 10 Maj 1913 u miratua “Kanuni i Zhurisë”, akti i parë dhe guri i themelit për organizimin dhe funksionimin e gjykatave në sistemin gjyqësor shqiptar.