Një 47-vjeçar është vënë në pranga nga policia e Vlorës pasi dyshohet se ka kërcënuar një 57-vjeçar me armë gjahu. Sipas policisë ngjarja ka ndodhur në fshatin Cerkovinë në Vlorë, ku 47-vjeçari me iniciale P.Q., pas një konflikti për motive të dobëta, ka kanosur me armë gjahu shtetasin L. B., 57 vjeç. Menjëherë u bë u bë i mundur nga forcat e policisë identifikimi dhe arrestimi në flagrancë i autorit të dyshuar, banues në fshatin Panaja, Vlorë. Gjithashtu u sekuestrua arma e gjahut tip çifte, që ky 47-vjeçari e kishte fshehur në banesë dhe e posedonte pa leje.