Kandidatja e Partisë Demokratike në Berat, Fatmira Kola, akuzon maxhorancën socialiste se për shkaqe politike, e kanë sulmuar atë dhe biznesin e saj. Sipas kandidates demokrate ky sulm ka si qëllim që ta ndalë dhe frikësojë atë gjatë fushatës në këtë qark për Partinë Demokratike.