Teksa negociatat mes Partisë Demokratike dhe partive të tjera opozitare po i afrohen fundit, nuk mungojnë as edhe emrat që janë hedhur në tryezën e diskutimeve. Ermal Hasimja, është emri i hedhur në tryezë nga Partia Mundësia, si një përfaqësues për të gjithë opozitën, si një politolog dhe i papërfshirë në politikë aktive me partitë. Ai ka qenë pjesë e Komitetit të Orientimit të Politikave (KOP) në fushatën e vitit 2005 që solli Partinë Demokratike në pushtet, teksa shihet si një figurë aktive e zë kritik ë vend.