Kandidati i Partisë Socialiste për Bashkinë,Librazhd Mariglen Disha ka zhvilluar një takim me grupin e interesit të turizmit malor në Njesinë Administrative Stëbleve. Infrastruktura rrugore, tha Disha, lehtësimi e kritereve për lejet e ndërtimit dhe rikonstruksionit si edhe hapja e zyrës së turizmit për të rrjetizuar bizneset dhe promovuar Fushë-Studenin mbeten prioritet për mandatin e parë, u tha Disha banorëve. Librazhdi posedon resurse natyrore të pasura për zhvillimin e agro-turizmit, sikurse flora dhe fauna, Parku Kombëtar Shebenik- Jabllanicë të cilat Disha premtoi se do të shihen si pikënisje për zhvillim e zones.