Veç përpjekjeve për rivlerësim të votave, kandidati i Partisë Demokratike të Aleancës për Shqipërinë Madhështore, Aulon Kalaja, vijon përballjet në Gjykatën kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Së fundmi, Kalaja, ka ankimuar në GJKKO vendimin e Prokurorisë së Posaccme Antikorrupsion për mosfillimin e hetimeve sa i përket kallëzimit të tij, lidhur me vendimin e qeverisë për të falur gjobat përpara zgjedhjeve. Sipas Kalas, ky është një vendim I kundraligjshëm. Kandidati i PD u paraqit në Gjykatën e Posaccme Antikorrupsion teksa ankimi i tij pritet të regjistrohet në shkallën e parë të gjyqësorit, ku me pas do hidhet shorti elektronik për të caktuar gjyqtarin që do shqyrtojë kërkesën e tij. Kalaja depozitoi kallëzim në SPAK në 27 maj të këtij viti , pasi sipas tij vendimi i qeverisë ndikoi në mënyrë të drejtëpërdrejtë në zgjedhje.