Ibsen Elezi, kandidati për kryetar të PD-së përballë Sali Berishës, në një deklaratë për mediat kërkoi shtyerjen e procesit zgjedhor me 14 ditë si dhe përjashtimin e Albana Vokshit dhe Eno Bozdos nga Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit Elektoral. Ish kryetari i degës së PD-së Kukës, tha se do të paraqesë një platformë përmbledhëse për të nxjerrë Partinë Demokratike nga kriza që ka pësuar që prej muajit shtator.