Ministria ruse e mbrojtjes tha të dielën se kishte mundur të siguronte dhe analizonte mbetjet e dronëve të përdorur në sulmet kundër anijeve të flotës ruse në detin e zi, një ditë më parë, dhe se kishte zbuluar se dronët ishin të pajisur me sisteme navigimi kanadeze. Ministria tha se ukraina sulmoi flotën në detin e zi, afër Sevastopolit, me 16 dronë të shtunën dhe se specialistë të marinës britanike kishin ndihmuar në koordinimin e atij që ajo e quajti një sulm terrorist. Pretendimi ndërkohë është hedhur poshtë nga britania.