Kanadaja, e cila prej pak kohësh po përballet me probleme serioze në sektorin e shëndetësisë, me programin e ri të emigracionit do të presë punonjës shëndetësorë nga e gjithë bota. Në një deklaratë të përbashkët me shkrim nga ministri kanadez i Emigracionit, Sean Fraser dhe ministrit të Shëndetësisë, Jean-Yves Duclos, u tha se një ftesë do t’u dërgohet profesionistëve shëndetësorë nga e gjithë bota që kanë të drejtë të zhvendosen dhe të punojnë në Kanada.