Seksioni për Hetimin e Narkotikëve i DVP Tiranë në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Rinas, kanë goditur një tjetër rast të tentativës për futje të lëndës narkotike me përqindje të lartë të lartë THC në Shqipëri. Në kuadër të operacionit të koduar antidrogë, “Pako 6”, uniformat blu kanë vënë në pranga 39-vjeçarin Dhimitër Shehu banues në fshatin Kras, Tepelenë.