Një aksion me dron është realizuar nga Policia e Kurbinit, ku është zbuluar një rast I kultivimit të kanabisit. Pronari i banesës Valentin Cara, autori i dyshuar, është kapur në flagrance, teksa u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 94 fidanë të dyshuar kanabisi. Policia bën me dije se vijojnë kontrollet në terren, në zonat e pyllëzuara dhe në ambiente të tjera, për parandalimin dhe goditjen e kultivimit të bimëve narkotike. Një tjetër aksion anti-drogë u zhvillua në zonën e Niklës në Fushë-Krujë, ku u gjet një serë e mbushur me bimë narkotike kanabis sativa.